Partia Socialiste ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Kryesinë për të vendosur për 61 kandidatët për zgjedhjet lokale të “14 Majit”.
Mësohet se gati 90% e skuadrës do të mbetet e pandryshuar që do të thotë se do të ketë rikonfirmimi të kryebashkiakëve që janë.
Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit.
Po ashtu ende janë pritje emrat për bashkitë në Dimal dhe Kuçove, ndërsa pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë.
Vlora është qarku me më shumë ndryshime, ku siç pritej Dritan Leli nuk do të rikandidojë dhe në vendin e tij do të jetë Ermal Dardha, ndërsa emra të rinj pritet edhe në Selenicës, Konispol dhe Sarandë.
Diskutime ka edhe për Kavajën.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ