PS kryeson/ Rama mbërrin në selinë rozë, asnjë fjalë për rezultatet e deritanishme

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, i veshur sportiv i qetë nuk ka dhënë asnjë koment për rezultatet e deri më tani.

Ndërkohë shifrat e deritanishme të votimit të mbajtur një ditë më parë janë në favor të socialistëve, me 248 364 vota, 52.5% të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.