PS kryeson në Tiranë me 47.6% të votave, siguron 19 mandate, PD në garë për mandatin e 14-të

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1,121 kuti nga 1,282 gjithsej, dhe Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 182,479 vota, që përbëjnë 47.6% të totalit, duke siguruar 19 mandate deputetësh.

Në vendin e dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 135,439 vota, ose 35.3%, i cili po lufton për të siguruar mandatin e 14-të në këtë qark, duke konkurruar ngushtë me Partinë Mundësia.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje në Tiranë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 182,479 vota (47.6%)
  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 135,439 vota (35.3%)
  • Partia Mundësia – 18,865 vota (4.9%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,105 vota (3.4%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 12,038 vota (3.1%)
  • Lëvizja Bashkë – 10,417 vota (2.7%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,160 vota (1.9%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,685 vota (0.4%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 983 vota (0.3%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 677 vota (0.2%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 438 vota (0.1%)