Partia Socialiste kryeson me vota edhe në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Drenovë të Korçës.
PS ka marrë 101 vota në kutinë e burgut të Drenovës, 35 më shumë se Partia Demokratike, ndërsa 7 vota kanë dalë të pavlefshme.
Ndërkohë PS ka dominuar edhe në qendrën e paraburgimit të Elbasanit, duke marrë 107 vota, ose 82% të tyre.
PD në IEPV e Elbasanit ka marrë vetëm 19 vota, ose 14% të totalit. Edhe në këtë qendër të posaçme votimi janë regjistruar 10 vota të pavlefshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ