PS i beson një tjetër detyrë Ardi Veliut, bëhet koordinator elektoral në Vlorë

Ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu ka marrë një tjetër detyrë nga Partia Socialiste, këtë herë në Vlorë.

Pasi është vendosur drejtori i kompanisë që merret me prodhimin e armëve, KAYO,  Veliu është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së.

Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës.

Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Vëngu në takim me organizatat socialiste.

Kujtojmë se pasi Rama e turpëroi Ardi Veliun përmes letrës së dorëheqjes së detyruar e gradoi për pak muaj si zv.ministër të Infrastrukturës.

Më pas Veliu u rikthye në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë së fundi është emëruar nga Rama në krye të kompanisë së re shtetërore që do të drejtojë prodhimin e armatimit në Shqipëri.