PS fiton zgjedhjet në Lushnjë, publikohen rezultatet për çdo subjekt politik

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në të dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Lushnjë për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj. Procesi u zhvillua pa probleme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke konfirmuar fitoren e Partisë Socialiste (PS) me një diferencë të ndjeshme ndaj partive të tjera.

KZAZ nr. 56 – Qyteti dhe rrethinat e Lushnjes
Në këtë zonë janë numëruar 64 kuti votimi, me një pjesëmarrje prej 17,650 votuesish nga 43,090 të regjistruar. Janë shpallur të pavlefshme 486 vota. Rezultatet për subjektet politike janë si më poshtë:
• Partia Socialiste (PS): 10,531 vota
• Partia Demokratike (PD): 4,812 vota
• Shqipëria Bëhet: 598 vota
• Mundësia: 435 vota
• Partia Socialdemokrate (PSD): 54 vota

KZAZ nr. 55 – Njësitë administrative të bashkisë Lushnje
Në këtë zonë, që përfshin njësitë administrative të bashkisë Lushnje, janë numëruar votat në 92 qendra votimi. Nga 24,890 votues pjesëmarrës, 1,071 vota u shpallën të pavlefshme. Rezultatet janë si më poshtë:
• Partia Socialiste (PS): 15,847 vota
• Partia Demokratike (PD): 5,782 vota
• Shqipëria Bëhet: 1,206 vota
• Mundësia: 446 vota

Në total, në të dy zonat zgjedhore të Lushnjes, PS ka siguruar një fitore të qartë, duke marrë shumicën e votave të vlefshme.