PS fiton një tjetër mandat, ia “rrëmben” PD-së në Vlorë

Ndryshon shpërndarja e mandateve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste ka fituar një mandat në qarkun e Vlorës për tu ngjitur në kuotën e 83 të tillave.

Këto janë rezultatet e deritanishme, kur janë numëruar 99% e qendrave të votimit për votën brenda territorit shqiptar (5159 nga 5225 kuti), ndërkohë që vota e diasporës po numërohet paralelisht dhe pritet të jetë përcaktuese në numrin e mandateve edhe në disa qarqe.

Rezultati në Qarkun e Vlorës. Socialistët i marrin PD një mandat dhe shkon në total në 9. Ndërkohë, PD zbret në 3 mandate. Ndryshimi vjen nga vota e diasporës, pasi numërimi i 449 qendrat e votimit të qarkut Vlorës është mbyllur.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 4,905 vota (5.41%)
Partia Mundësia: 4,539 vota (5.01%)
Partia Socialdemokrate (PSD): 1,392 vota (1.54%)
Lëvizja Bashkë: 990 vota (1.09%)
Partia Koalicioni Euroatlantik: 707 vota (0.78%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 229 vota (0.25%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 313 vota (0.35%)
Lëvizja Atdheu: 105 vota (0.12%)
Partia Aleanca Demokracia e Re: 107 vota (0.12%)