PS fiton Bashkinë e Shijakut me mbi 7 mijë vota, PD e dyta me mbi 5 mijë vota, PSD e treta

Ka përfunduar procesi i numërimit të 54 kutive të votimit në Bashkinë Shijak, ku Partia Socialiste (PS) ka dalë forcë e parë me 7118 vota, që përfaqësojnë 54.64% të votave të vlefshme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 5266 vota ose 40.43%.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka dalë forcë e tretë me 384 vota ose 1.94%, duke lënë pas Partinë Mundësia me 229 vota (1.76%) dhe Nismën Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 185 vota (1.42%).

Rezultatet sipas partive:

  • Partia Socialiste (PS) – 7118 vota (54.64%)
  • Koalicioni PD-ASHM – 5266 vota (40.43%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 384 vota (1.94%)
  • Partia Mundësia – 229 vota (1.76%)
  • Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 185 vota (1.42%)
  • Lëvizja Bashkë – 115 vota (0.88%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 37 vota (0.28%)
  • Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 31 vota (0.24%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 62 vota (0.13%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 18 vota (0.14%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 5 vota (0.04%)