PS feston sot 34-vjetorin e themelimit në selinë qendrore, detaje nga ceremonia
Partia Socialiste e Shqipërisë zhvillon sot një ceremoni festive me rastin e 34-vjetorit të themelimit të saj.
Aktiviteti do të organizohet në selinë qendrore të PS, ku do të marrin pjesë anëtarë të kryesisë, deputetë, themelues, kontributorë dhe figura të njohura të kësaj force politike ndër vite.
Në këtë event, fjalën e tij do ta mbajë kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, i cili do të përshëndesë të pranishmit.
Rama pritet t’i drejtohet themeluesve, kontributorëve, deputetëve të vjetër e të rinj dhe figurave që kanë ndërtuar dhe konsoliduar Partinë Socialiste ndër vite, shpeshherë edhe përmes kritikave konstruktive.