Sot Partia Socialiste shënon 34 vjetorin e krijimit të saj. Për këtë përvjetor Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku thotw sse 34-vjetori i valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE.
“MIRËMËNGJES 😊
Dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim.”, shkruan Rama.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ