“PS e vetmja forcë”, Rama: Nuk është koha për të djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër

Nga Kuvendi Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, kryeministri Edi Rama u shpreh se vota për Partinë Socialiste është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin.

 “Ndërsa ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë.  Të gjithë ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të luajtur me fatin e Shqipërisë duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, apo në mangallën e disa partiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e drejtuesve të tyre”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është koha kur kur shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030.

“Koha kur të gjithë duhet ta dinë se për ta arritur Shqipërinë 2030 me flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në rreshtin e flamujve të BE-së ka vetëm një tren për të gjithë, Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.