PS e PD bien në ujdi, votohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor për Diasporën

Ndryshimet e kodit zgjedhor miratohen me 108 vota pro, abstenim 0 kundër 0.

Drafti i ndryshimeve u miratua me 108 vota pro dhe me pëlqimin e Presidentit Begaj, ndryshimet futen në fuqi menjëherë. Me 107 vota pro, miratohet shpërndarja e fondit 1.5 mln euro partive për 11 majin.

Në këto ndryshime përfshihet mbulimi i plotë i shpenzimeve postare për votën e diasporës, duke garantuar që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri.

Po ashtu, përfshihet edhe afrimi i afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit. Një tjetër ndryshim është që numërimi i votave të diasporës të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë.