PS e PD bashkojnë votat, shkrihet Bordi drejtues i RTSH

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të shkri Bordin drejtues të RTSH.

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo. Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.

Deputetët kanë votuar nga 64 deri në 95 vota pro shkarkimit të anëtarëve të KD të RTSH. Pritet që Kuvendi të nisë procedurat për zgjedhjen e 11 anëtarëve të rinj të këtij bordi.