PS drejt finalizimit të listave për 11 majin! Emrat që do jenë në listë të mbyllur dhe kandidatët që do mbledhin votat

Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 11 majit afrohen, Partia Socialiste po finalizon listën e kandidatëve për deputetë. Sipas formulës së shpallur nga kryeministri Edi Rama, 46 vende do të jenë në listën e mbyllur në të 12 qarqet, ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve do të garojë në listën e hapur.

Kush do jetë në listën e mbyllur?

Në zonën e sigurt për mandat deputeti pritet të jenë kryesisht drejtuesit politik të qarqeve dhe disa figura kryesore të kabinetit qeveritar:

• Tiranë – Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

• Fier – Belinda Balluku

• Dibër – Blendi Klosi

• Vlorë – Bledi Çuçi

• Korçë – Niko Peleshi

• Gjirokastër – Mirela Kumbaro

• Elbasan – Arbian Manzaku

• Kukës – Eduart Shalsi

• Lezhë – Ulsi Manja

• Berat – Ervin Demo

• Drejtues i Diasporës – Taulant Balla

Kush do të garojë në listën e hapur?

Në listën e hapur, ku kandidatët do të duhet të sigurojnë votat e qytetarëve për të fituar një mandat, përfshihen emra të njohur dhe figura të reja:

Orlando Rakipi, Toni Gogu, Xhemal Qefalia, Etjen Xhafaj, Pandeli Majko, Plarent Ndrecaj, Arbën Pëllumbi, Edi Rama, Ilir Nraxhi, Erjon Meka, Denis Deliu, Arkend Balla, Shkëlqim Bullari, Florenc Spaho, Klevis Xhoxhi, Luan Duzha, Saimir Hasalla, Baftjar Çela, Erion Braçe, Mirel Pitushi, Izmet Beqiraj, Petro Koçi, Paulin Sterkaj, Vullnet Sinaj, Anduel Tahiraj, Damian Gjiknuri, Ilir Metaj, Niko Kuri, Ilir Topi, Ilirian Pentavinji, Eduard Ndreca, Bardhyl Kollçaku, Nasip Naço, Lavdrim Krashi dhe Laer Duraj.

Këto emra pritet të përcaktojnë përbërjen e ardhshme të Parlamentit nëse Partia Socialiste siguron një mandat tjetër qeverisës.