PS drejt 200 mijë votave në Qarkun e Tiranës, PD-së i rrezikohet mandati i 14-të, Agron Shehaj lufton për mandatin e dytë

Partia Socialiste po shkon drejt sigurimit të 200 mijë votave në Qarkun e Tiranës, duke siguruar 19 mandate, më shumë se gjysmën e mandateve në këtë qark. Aktualisht, PS kryeson me rreth 200 mijë vota, ndërsa PD-ASHM ndjek në vendin e dytë me rreth 145 mijë vota, të përkthyera në 14 mandate.

Megjithatë, ky mandat i 14-të për PD-ASHM është në rrezik, pasi Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj po rritet me shpejtësi, duke kaluar pragun e 20 mijë votave dhe duke siguruar tashmë 5% të votave në këtë qark. Nëse ky trend vazhdon në kutitë e fundit, Mundësia mund të sigurojë mandatin e dytë, duke ia marrë këtë mandat PD-ASHM.

Ndërkohë, tre partitë e tjera, PSD, NISMA-SHB dhe Bashkë, kanë siguruar nga një mandat secila, por nuk kanë më mundësi për të siguruar mandate shtesë në Tiranë.