Protestuesit përballë parlamentit, Rama reagon nga Kryeministria: Opozita ka një tjetër revolucion ne mendje

Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës e cila po mbahet përballë parlamentit

Rama nuk i shpëtoi interesit të medias teksa priste kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë në Kryeministri lidhur me revolucionin demokratik të shpallur nga Sali Beisha, e që zhillohej vetëm pak metra larg godinës së kryministrisë.

“Një nga gjërat më të bukura që  bëjnë gjermanët është se kur flasin në gjuhë të huaj ose në prani të të  huajve nuk merren me njëri tjetrin. Kjo është një temë e brendshme. Kryeministri ka ardhur këtu për marrëdhëniet me Shipërinë. Gjërat që ne flasim janë të interesit të përbashkët, se c’ka këtu brenda mes nesh nuk i takon kësaj konference. 

E kam thënë gjithmonë në gjuhë të huaj dhe në prani të miqve të huaj nuk flas për probleme të brendshme që ne i trajtojme shqip më njëri tjetrin. Se ca duhet të thotë pastaj kryeministri, vajta atje ato po ziheshin me njëri tjetrin.  Ne jemi vend i lirë, demokratik, secili ka qasjen e vet për revolucionin, unë me kryeministrin folëm për revolucionin digjital opozita ka një tjetër revolucion ne mendje është e drejta e saj.”– u shpreh Rama.