

Protesta e sotme e opozitës para parlamentit ka filluar me përplasje.
Nga pamjet duket qartë se ka nisur përplasja mes protestuesëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit të mbledhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë
Protestuesit kanë nisur të hedhin flakadanë me ngjyra mbi kryet e efektivëve të Policisë, ndërkohë që raportohet se janë përdorur edhe mjete piroteknike.
Në gatishmëri është vënë edhe makina e ujit, për të qenë gati për çdo situatë.
Menjeherë ka pasur masa shtesë të sigurisë, pasi pranë kordonit janë afruar edhe efektivë të FNSH-së
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ