Protestonte me bagëti të ngordhura para SPAK dhe kërkonte të takohej me Altin Dumanin, arrestohet një person
Një person është shoqëruar nga Policia e Tiranës pasi ka protestuar përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për rreth dy muaj. Protesta e tij e sotme ishte ndryshe, pasi ai kishte marrë me vete dy bagëti të ngordhura dhe protestonte duke i mbajtur ato në duar.
Ky individ, i cili ka kërkuar për javë të tëra takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, ka pretenduar se grupet kriminale janë përgjegjëse për vrasjen e 300 kokave të bagëtive të tij. Protesta e tij, që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave, përfundoi me shoqërimin e tij nga forcat e policisë.