Protestë para Parlamentit Europian, PD nis përgatitjet

 

Partia Demokratike po bëhet gati për të parën protestë të mbajtur në Parlamentin Europian. Një ditë para protestës së PD-së, deputetët e saj kanë nisur sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Ata janë takuar me z. Sandro Gozi, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, dhe znj. Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuese e grupit parlamentar “Renew Europe”.

“Nisëm sot takimet në Parlamentin Europian me z. Sandro GOZI, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, dhe znj. Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuese të grupit parlamentar “Reneë Europe”. Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjësuar balancën mes pushteteve, dhe ka eliminuar zgjedhjet e lira. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë”, shkruan Bardhi në një postim në Facebook.