Protestë e përgjakur në Beograd, makina përplas dy studentë! Shoferja 25-vjeçare vihet në pranga

Tension dhe kaos gjatë grevës së përgjithshme në Serbi, e cila po mbahet në disa qytete të vendit. Në një incident të rëndë në Novi Beograd, një makinë ka goditur një grup protestuesish, duke plagosur një vajzë e cila është dërguar menjëherë në qendrën e emergjencës për trajtim mjekësor.

Policia serbe ka arrestuar drejtuesen e mjetit, identifikuar si M.S., 25 vjeçe, e cila sipas autoriteteve dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”. Me urdhër të prokurorit, ajo është vendosur në paraburgim për 48 orë deri në përfundimin e hetimeve.

Protesta masive, e organizuar nga studentët, kërkon drejtësi për shembjen tragjike të një strehimi në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona. Studentët dhe qytetarët kanë bërë thirrje për përgjegjësi penale dhe politike, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se protesta është ndikuar nga “shërbime të huaja të inteligjencës”.

Përplasjet kanë përshkallëzuar tensionet në vend, teksa greva e përgjithshme, e quajtur “mosbindje civile”, parashikon ndërprerjen e çdo aktiviteti të përditshëm nga qytetarët si një formë revolte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)