Protestë dhe Samiti Europian në Tiranë! Policia i refuzoi lejen, PD zhvendos tubimin te ‘Bulevardi i Ri’
Mbahet sot protesta nga Partia Demokratike e paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Sali Berisha që sipas tij procesi i manipulimit të zgjedhjeve është procesi më i grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare.
Fillimisht policia refuzoi kërkesën e PD, për shkak se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Por, ditën e djeshme u arrit një dakordësi mes policisë dhe PD, dhe protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri.
“Nesër protesta do te zhvillohet te Bulevardi Zogu i Pare, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00”, u tha në njoftim.
Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.