Protestat në Greqi, tensionohet situata: Protestuesit hedhin molotov drejt Kuvendit dhe i venë flakën monumentit “Ushtarit të Panjohur”
Greqia ka shpërthyer në protesta masive, ku qytetarët janë ngritur në shenjë revolte dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që mori jetët e 57 personave. Situata u tensionua ndjeshëm pas disa demonstruesve që hynë në oborrin e Kuvendit grek dhe hodhën molotov në drejtim të institucioneve të qeverisë. Protestuesit më pas i vunë flakën monumentit të “Ushtarit të Panjohur” në Athinë, një simbol historik i kombit grek, duke shprehur zemërimin për pasojat e aksidentit tragjik që tronditi vendin.
Në datën 28 shkurt 2023, një përplasje tragjike ndodhi në luginën e Tempes, ku një tren pasagjerësh u përplas me një lokomotivë mallrash, duke shkaktuar vdekjen e 57 personave, shumicën e tyre studentë, dhe dhjetëra të plagosur. Ky incident ka pasur pasojat më të rënda për hekurudhën greke dhe është cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit.
Përgjegjësia dhe dështimi i autoriteteve greke për sigurinë dhe mirëmbajtjen e linjave hekurudhore janë shfaqur si shkaktarë të revoltat që ka përfshirë qytetet e Greqisë, ku janë mbajtur shumë protesta për kërkesa të ndryshme si përgjegjësia e zyrtarëve dhe reforma në sektorin e transportit hekurudhor. Demonstruesit kërkojnë gjithashtu dënimin e atyre që janë përgjegjës për këtë katastrofë, si dhe një sistem hekurudhor më të sigurt dhe më të besueshëm.
Protestat janë shtrirë në të gjithë Greqinë, duke përfshirë edhe qytete të tjera kryesore si Selaniku dhe Patra, dhe në disa raste janë shoqëruar me përplasje me policinë. Kjo situatë ka nxjerrë në pah një atmosferë të nxehtë politike dhe sociale në vend, ku kërkesat e qytetarëve për drejtësi dhe përmirësimin e kushteve të transportit hekurudhor mbeten në qendër të debatesh.