Protesta me molotovë, në hetim Noka, Bardhi e Minarolli/ 1 në pranga, 9 në kërkim, hetohen edhe 2 të mitur

Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Minarolli janë vënë në hetim për manifestim të paligjshëm pas protestës me mololtovë të 7 tetorit.

Ndërkohë, një protestues është arrestuar dhe 3 të tjerë janë vënë në hetim për aktet e dhunës në protestën  e shoqëruar me molotovë. Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe 9 protestues të tjerë, të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovë në drejtim të institucioneve dhe policëve. Ndaj tyre rëndojnë akuzat shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje e policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Opozita kishte angazhuar kryesish të rinj për aktet dhunës, ndërsa ata shiheshin të mbuluar me maska në fytyrë, apo të veshur me të zeza. PD përdori ‘skuadrën e të rinjve’ si guerrilsa për të shkatërruar dhe djegur, banderola reklamash, stacione autobusi, apo deri te koshat e mbeturinave.

Ndërkohë, një seri molotovësh janë hedhur drejt institucioneve më të rëndësishme si Kryeministria,. Ministria e Brendshme dhe ajo e Infrastrukturës, apo edhe Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, si kurrë më parë, opozita sulmoi me molotovë edhe selinë e Partisë Socialiste. Vetëm kur mbërritën në Kuvend, policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe më pas drejtuesit politik të PD me disa militantë të mbetur u kthyen në selinë blu.

Nga molotovët, mbetën të lënduar në total 10 policë, ndërsa 3 prej tyre kaluan natën në spital për shkak të djegieve që kishin pësuar. Edhe një protestues u lëndua nga flakët e molotvit, ndërsa në një moment grupi i militantëve pengoi edhe një ambulancë të kalonte.

Çfarë u sekuestrua?
68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *