Protesta masive kundër Vuçiç në Serbi, mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ sheshet dhe rrugët. Pamje nga Beogradi

Mijëra studentë dhe sindikatat e fermerëve, kanë organizuan një protestë masive kundë presidentit Aleksandër Vuçiç në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, këtë të dielë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, tubimi në sheshin Slavija të Beogradit ishte një nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit,e cila nisi duke kërkuar që qeveria të mbajë përgjegjësi për shembjen e një tende në një stacion hekurudhor në veri të vendit, që vrau 15 persona më 1 nëntor.

Tubimi në Beograd filloi me një heshtje 15-minutëshe për viktimat, e më pas u dëgjuan brohoritjet: “Ju keni gjak në duart tuaja!”

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, sheshi dhe në rrugët që të çojnë aty janë bllokuar nga qytetarët.