Protesta e thirrur nga Berisha/ Militantët me pankarta në duar: Qeveria e krimit!
Në këtë protestë që vjen pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, mungon kryetari i demokratëve, Sali Berisha, i cili ishte në Bruksel i vetëm për të mbajtur një fjalim në një samit nga ku tha se janë vjedhur zgjedhjet, ndërsa në Tiranë ishin të gjithë liderët të cilët e uruan Ramën edhe për fitore.
Tubimi po mbahet në Bulevardin e Ri pranë Ministrisë së Drejtësisë, vetëm 400 metra nga zona ku zhvillohej Samiti. Në protestë u shfaqën eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmakaj, Klevis Balliu, Belind Këlliçi apo edhe Jorida Tabaku.
Siç shihet edhe nga pamjet që Replikë ka siguruar janë mbledhur një grup militantësh, me pankarta në duar që po protestojnë ndërsa thonë: “Qeveria e krimit”.