Protesta e PD-së / 50 të shoqëruar dhe dy arrestime, deputetët hetohen në gjendje të lirë

Të paktën 50 persona janë shoqëruar si pjesë e protestës së mbrëmshme të PD dhe Opozitës. Dy janë arrestuar, ndërkohë janë në hetim në gjendje të lirë deputet që organizuan protestën.

Militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile.

Pati dhe përplasje me policinë, teksa deputeti Flamur Noka i pozicionuar tek Rruga e  Elbasanit, qëlloi një prej efektivëve. Ndërsa në sheshin Wilson dhe tek bashkia, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Tek sheshi Wilson u hodh fillimisht edhe gaz lotsjellës.  Pallati me Shigjeta pati tensionet dhe shtyrje të qytetarëve me policinë. Protesta u mbyll tek bashkia e Tiranës dhe më tej filluan shqoërimet e para nga policia në komisariatet e kryeqytetit.

Sekretari i PD, Flamur Noka dhe informoi qytetarët se bllokimi i qarkullimit rrugor është vepër penale. Ata informuan Nokën se organizatorët e protestës që bllokon qarkullimin do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.