Protesta e opozitës, shoqërohen në polici disa qytetarë

6 akse kryesore në vend do  janë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00. Policia ka nisur edhe shoqërimet e para në komisariat të protestuesve.

Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.