Protesta e opozitës/ Policia arreston të riun që plagosi me lëndë piroteknike tre efektivë
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin E.T., 19 vjeç, nga Tirana, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, hodhën lëndë piroteknike dhe plasëse në drejtim të tre efektivëve të policisë gjatë protestës së opozitës më 8 shkurt 2025.
Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike, tre punonjës të policisë u plagosën dhe morën ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, policia ka sekuestruar prova materiale, përfshirë sende të hedhura në drejtim të policisë dhe selisë së Kryeministrisë.
Po ashtu, janë identifikuar dhe janë në hetim katër protestues të tjerë, përkatësisht tre nga Korça dhe një nga Tirana, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë. Policia vijon hetimet dhe ka nisur analizën e pamjeve filmike për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Materialet janë referuar për Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.