Protesta e opozitës para Kryeministrisë, shtohet fluksi në hyrje të Tiranës

Për pak minuta nis protesta e thirrur nga Partia Demokratike që do të mbahet në Tiranë duket se pjesëmarrja do të jetë masive, por se nuk do të ketë një organizim të mirëfilltë në lidhje me transportimin e protestuesve.

Pjesëmarrësit do të vijnë në Tiranë me makinat e tyre personale.

Sa i përket pjesëmarrjes, nga gazetarët në terren raportohet se nga Lushnja pritet të nisen rreth 1 mijë demokratë vetëm nga strukturat e PD, duke mos llogaritur numrin e qytetarëve.
Ndërkohë nga Shkodra pritet të mbërrijnë në kryeqytet rreth 600 persona, ndërsa nga Fieri rreth 700 anëtarë të strukturave të PD, me mjete private.