Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, tubuesit djegin goma

Edhe këtë të premte opozita ka mbajtur sërish një protestë para bashkisë së Tiranës, ku kërkon largimin nga detyra të kreut të këtij institucioni.

Tubuesit e kanë nisur protestën me deklarata kundër Erion Veliajt, e më pas kanë djegur goma para godinës.

Protesta është mbyllur në më pak se një orë, duke lajmëruar se e radhës nuk do të jetë më para bashkisë, port para kryeministrisë në datë 11 korrik.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është protesta e 15 e opozitës para bashkisë, ndërsa në ato të mëparshmet nuk kanë munguar përplasjet me efektivët e policisë, djegien e gomave, apo hedhjen e vezëve dhe fruta e perimeve në drejtim të bashkisë.