Policia ka marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e protestës që mahet sot në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita në lidhje me dosjen “5D”.
Në terren shihen forca të shtuara policore të cilat do të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës.
Pranë bashkisë shihen edhe autobote, të cilat mund të përdoren në rast se tensionet shtohen.
Protestat e shkuara ishin të tensionuara, me hedhjen e molotovëve drejt godinës së bashkisë dhe përpjekje për të shkulur gardhin metalik të vendosur rreth bashkisë, gardh i cili ka qenë çdo protestë e më i përforcuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ