Për rreth 2 orë Opozita zhvilloi protestën e radhës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mbështetësit e Partisë Demokratike, si dhe aleatëve të saj u mblodhën para Kryeministrisë, ”, në një protestë masive. Ndryshe nga tubimet e kaluara, të cilat u zhvilluan me bllokime rrugës dhe mosbindje civile, këtë herë fokusi ishte në një vend, atë para Kryeministrisë.
Në protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë pati fjalime nga kryetari i PD, Sali Berisha, dhe të partive aleate e përfaqësues të tjerë demokratë.Në fjalën e tij, Berisha tha se PD do jetë e vetmja Parti që rrëzon dy diktatura në histori.
Gjithashtu, pati një mesazh zanor edhe nga Ilir Meta i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024, por edhe nga ai i Republikanëve, Fatmir Mediu.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të fortë nga qelia, duke përshëndetur protestuesit që u mblodhën para Kryeministrisë në protestën e opozitës. Në fjalën e tij, Meta e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha “qëndrestar të paparë” dhe deputetin Ervin Salianji “zemërluani opozitar”.
Në protestë spikatën pankarta të veçanta, ku nuk munguan ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij. Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo ku kreu i PD-së, Sali Berisha, shfaqet ‘krah’ ish-presidentit amerikan Donald Trump, një mesazh që tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe mediave.
Qytetarët në protestën e opozitës kanë ironizuar shpenzimet e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një shishe verë, ata kishin shkruar të dhëna, duke aluduar pijen që blihet nga Rama.
Aty shkruhej:
Pijetar – Edi Rama
Investitor – Qytetari
Afati – 1 drekë
Price (çmimi) – 33.600 euro