Protesta e opozitës, hidhet molotov te Bashkia e Tiranës

Me kaos dhe tensione ka nisur sërish protesta te Bashkia e Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe flakadanë para këtij institucioni, ku protestojnë për të nëntën herë me radhë.

Sakaq, policia iu ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe mos të gjuajnë drejt bashkisë.