Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, makina policie zbarkojnë para godinës


Teksa në orën 11:00 pritet të nisë protesta e radhës e opozitës, para Bashkisë së Tiranës, policia duket se ka marrë një sërë plan masash.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, shihen makina policie, autobotë me ujë, që kanë ‘zbarkuar’ te bashkia, por dhe te institucionet përreth.

Po ashtu janë vendosur dhe gardhe metalike por dhe policë të vendosur në rresht, për t’iu paraprirë çdo situatë.