Protesta e dytë para parlamentit, Berisha ftesë për të dalë sërish më 3 mars
Një ardhje pa entuziazëm dhe e vakët, çka paralajmëroi të gjithë çka do të ndodhte më pas, pak metra më tutje nga selia blu.
Skenari parashikonte hyrjen e Berishës në Kuvend, përmes një mekanizmi bazuar rregullores. Por kjo ndodhi.
Kjo e nxorri Berishen një orë me vonesë nga selia.
Me heshtje nga selia, iu bashkua protestës. Nuk bëri asnjë tentativë, për të hyrë në Parlament por u ndal tek foltorja e protestës.
Para pak protestuesve që iu përgjigjën Berishës, doli dhe Ilir Meta, që revolucionin për rrëzimin e Ramës, e ktheu në betejën për partinë e aleatit.
Po menjehërë mori një përgjigje prej demokratëve të grupit tjetër.
Fjalimet u ndërprenë pasi një pergjigje që e kërkonin, u erdhi nga ekrani përball tyre, zhvillimin e mocionin me debat, më 2 mars.
I kënaqur, Berisha shpërndau ato pak mbështetës, duke ia lënë ftestën për të dalë sërish më 3 mars, kur demokratët presin Apelin, të ndaj fatin e drejtimit të PD-së së përçarë.