Protesta e dhunshme e mbështetësve të opozitës, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një efektivi

Protestat e dhunshme përpara Parlamentit kanë lënduar një polic, i cili ndodhej në kordonin e parë të krijuar prej tyre.

Mësohet se ai po merr ndihmën e parë, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Dy persona ndodhen pranë policit, i cili ndodhet i ulur dhe i veshur me uniformën speciale.Protestuesit vijojnë të shtyjnë policinë, që iu përgjigj me gaz lotsjellës.
Gjatë tubimit është kërkuar vazhdimisht që të hyjnë në ambientet kuvendit, ty ku po mbahet seanca plenare, po ashtu e shoqëruar me tensione.