Protesta drejt fundit, Opozita liron dy arteriet kyçe të qarkullimit rrugor në Tiranë

Opozita proteston këtë të martë, mes tensionesh dhe përplasjeve me forcat policore.

Ata bllokuan pesë pika kryesore në kryeqytet duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Mbetet edhe 1 orë nga orari zyrtar i protestës.

Deri më tani policia ka mundur të hapë qarkullimin në rrethrrotullimin e Zogut të Zi dhe në sheshin Wilson.

Ndërsa në Pallatin me Shigjeta, Rrugën e Elbasanit dhe te rruga te Bashkia e Tiranës vijon i bllokuar tërësisht qarkullimi.