Protesta dhe bllokimi i fugonit me Erion Veliajn, SPAK letër Policisë dhe Ministrisë së Brendshme: Pse nuk janë marrë masa?! U cënua institucioni

GJKKO dhe SPAK kanë dërguar shkresa zyrtare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua në mbrojtje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Sipas këtyre shkresave, protestuesit kanë cenuar institucionet dhe kanë intimiduar punonjësit e administratës.

Pjesë e protestës ka qenë dhe pengimi i lëvizjes së fugonit të Drejtorisë së Burgjeve, një veprim që ka vënë në rrezik funksionimin normal të institucioneve përkatëse.