Prokuroria ende jo gati për konkluzionet, shtyhet sërish seanca ndaj Mediut

Në Gjykatën e Posaçme filloi sot seanca e parë gjyqësore ndaj Mediut por u shty për në datën 9 maj.

Shkak u bë kërkesa e prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet.

Të pranishëm në seancë ishin edhe anëtarë nga familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit.

Avokatet e ish-ministrit kërkuan pushim të çështjes për efekt parashkrimi. Sipas tyre, kanë kaluar 12 vite nga fakti penal, ndaj sipas tyre Mediu nuk mund të merret i pandehur.

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërkohë Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.