Prokuroria e Posaçme/Procedohet Arben Ahmetaj për dhënien me koncesion për inceneratorin e Elbasanit

Prokuroria e Posaçme ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetaj, për dhënien me koncesion për inceneratorin e Elbasanit. Struktura Antikorrupsion ka deklaruar për mediat, se është duke analizuar veprimet e Ahmetaj për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna nga kompjuterat e sekuestruara dhe të e-maileve që janë shkëmbyer mes ish-zv.kryeministrit dhe fituesve të koncesionarit. Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ai ka kryer me personat nën hetim. Gjithashtu SPAK po kryen veprime hetimore, ku janë duke u verifikuar me anë të sistemit TIMS hyrje-daljet e Ahmetaj, në periudhën kur edhe janë prenotuar hotelet nga Klodian Zoto. Në verifikim janë edhe udhëtimet që Ahmetaj mund të ketë bërë me biznesmët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja. Për inceneratorin e Elbasanit, dosja është ndarë në 2 fraksione 277 dhe 277/1. Përveç deputetit të Partisë Socialiste, SPAK është duke hetuar edhe për persona të tjerë.