Prokuroria e Durrësit nis hetimet për dhunën brenda kampit të muxhahedinëve


Përveç procedimit të SPAK prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me atë çfarë ndodhi sot brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Prokurori i Durrësit Sokol Nishani po heton lidhur me pretendimet e muxhahedinëve për dhunë nga ana e policisë, por dhe pretendimet e policisë për dhunë të ushtruar nga ana e muxhahedinëve.