Prokurori Ndini Tavani u skualifikua, “Administrativja” urdhëron KLP-në të ripërsërisë procedurën për garën në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ripërsërisë procedurën për garën e SPAK për kandidatin Ndini Tavani, kërkesë kjo e bërë nga Gjykata e Apelit Administrativ.

Në një vendim që i dha të drejtë padisë së prokurorit të kryeqytetit Ndini Tavani, Apeli e ka vlerësuar të paligjshëm vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që skualifikoi nga gara për në SPAK.

Ndini Tavani shfaqi interes për të qenë pjesë e SPAK, por ai u skualifikua nga anëtarët e KLP që mori të mirëqenë qëndrimin e komisionit të posaçëm të SPAK mbi pretendentin.

Por tanimë, pavarësisht se Apeli i dha të drejtë Ndini Tavanit për të garuar për në SPAK, kjo prokurori është e plotësuar me 20 prokurorë dhe mbetet e paqartë se si do veprojë KLP në këtë rast.

Garën për në SPAK e ka kundërshtuar gjyqësisht edhe një prokurore tjetër e cila pasi humbi në gjykatat shqiptare, i është drejtuar Strasburgut./TCH