Projektligji për Shëndetin Riprodhues/ Meta: Duan të shkatërrojnë familjen, bazën më të rëndësishme të kombit
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar sërish pasditen e sotme projektligjin për Shëndetin e Riprodhimit, i cili lejon abortin dhe surrogacisë. Në një takim të organizuar në Berat, Meta shprehet se përmes këtij projektligji synohet të shkatërrohet familja dhe baza e shoqërisë tonë. Sipas Metës gjithçka bëhet për të nxitur vese në shoqëri. Ai shtoi se për zgjidhjen e situatës, Partia e Lirisë ka një plan të qartë, mes të cilave është mbështetja e grave, familjeve të reja dhe masa konkrete për gratë kryefamiljare.
“ Këta që sjellin ligjin për surrogacinë e duan të shkatërrojnë familjen, bazën më të rëndësishme të kombit, këta ku prindi 1 është qeveria e Ramës dhe prindi 2 është Bashkia Tiranës që nxjerrin mostra para fëmijëve, që u çojnë fëmijëve nëpër kopshte në mënyrë të paligjshme formularë me prindin 1 dhe 2, këta ne do t’i hedhim në Lanë. Këtyre që kanë vërë çdo gjë për të shkatërruar familjen e për të nxitur vese, e që duan të na japin me qira gratë e vajzat e Shqipërisë, do u përgjigjemi me një plan të qartë për mbrojtjen e familjes”, tha Meta.