Projekti për hyrjen e Shkodrës, IKMT nis shembjen e 11 objekteve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar me shembjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit publik “Rikualifikim i hyrjes së qytetit Shkodër dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”.

11 objekte 1 dhe 2 katëshe me funksione të ndryshme, të cilat do të prishen. Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.