Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027! Rama: Kemi ende boshllëqe në fushën e drejtësisë
Ambasadori i Delegacionit të BE, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.
Në progres raport thuhet se Komisioni është i gatshëm të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.
Gonzato tha se nëse përshpejtohen reformat, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Ai tha dhe një mesazh të qartë për situatën e polarizuar politike.