Ilir Proda, lindur në vitin 1983 në Sarandë. Ai përfundoi Akademinë e Sigurisë në vitin 2005. Karrierën e nisur në gusht të vitit 2005, si specialist i Policisë Kriminale në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.
Ku qëndroi deri në qershor të vitit 209. Në po të njëjtin vit, u emërua specialist për krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit.
Deri në vitin 2011 ai do të rikthehej si specialistë të policisë kriminale në komisariatin nr. 3. Për pak kohë, deri në mars2012 kaloi specialist në komisariatin nr. 4 në Tiranë. Për tu zhvendosur edhe një herë në DPPSH, ku qëndroi deri në qershor 2013.
Pas kësaj kohe u emërua specialist në komisariatin e shtetit të Lezhës. Ilir Proda drejtoi dy komisariate. Për më shumë se një vit, ishte shef i komisariatit nr. 2 në kryeqytet. Dhe nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2017, ishte shef i komisariatit të policisë Bulqizë.
Nga kjo kohë, e deri në vitin 2019, punoi si specialist në disa sektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit dhe në Drejtorinë Hetimore Qëndrore.
Korrik 2019-tetor 2021, Ilir Proda ishte zv drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës. Për tu zhvendosur më pas në Elbasan, ku mbajti postin e drejtorit të krimeve deri në Mars 2023.
Nga ajo kohë e deri në korrik 2024, ai u komandua drejtor, ku dhe mori emërimin, post që mban ende sot, që emri i tij është në tavolinën e Kryeministrit të Shqipërisë, si kandidati që ka kriteret e duhura. vend, atë të shtetit të shtetit.
Kujtojmë se për rreth dy vite, qarku i Elbasanit nuk ka krime të rënda apo mafioze.