“Proces hetimor i çuditshëm” – Rama për arrestimin e Veliajt: Një gjykatës firmosi t’i presë kokën bashkisë së Tiranës! Dosja, një roman me 400 faqe…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e quajtur procesin hetimor një situatë absurde dhe të ngjashme me një roman të Franc Kafkës.

Rama ka zbuluar se ka ndjekur nga afër këtë çështje për shkak të shqetësimeve mbi mënyrën e hetimeve, të cilat ai i cilësoi si intimidim të hapur ndaj disa personave të përfshirë.

“Ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës janë gjetur në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës,” tha Rama.

Sipas tij, dosja e SPAK për këtë çështje është “një roman prej 400 faqesh” i ndërtuar mbi një “novelë pafundësish fletësh anonime”, dorëzuar në shkurt të vitit të kaluar.

“Mesa kuptoj këtu bëhet fjalë për jë proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqe ku autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë, kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije ta dënojnë me arrest shtëpie”, u shpreh Rama.

“Mesa kuptoj, bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Një gjykatës ka firmosur për të ‘hequr kokën nga shpatullat’ bashkisë së Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq,” theksoi kryeministri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)