Procedohet penalisht dhe gjobitet pronari i “Bojo Resort”, vendosi muzikë të lartë pas oratit të lejuar
Pronari i një lokali në Radhimë është gjobitur me 4 milionë lekë pasi vendosi muzikë pas orarit të lejuar.
Policia ka proceduar edhe penalisht pronarin, Bojo Begotaraj, i cili do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”
NJOFTIMI I POLICISE:
U konstatua duke gjeneruar muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 400 000 lekë dhe procedohet penalisht pronari i lokalit në Radhimë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.