Problemet gjatë votimit/ Ministrja Muzhaqi thirrje KQZ-së: Kërkoji ndjesë qytetarëve

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi i ka bërë thirrje Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve t’i kërkojë ndjesë publike qytetarëve që nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problematikave.

Ndërkaq, ajo ftoi edhe qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë

KQZ duhet ti kërkoj ndjesë qytetarëve që nuk votuan në fiillim. Partia Socialiste ju lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të rikthehen gjatë ditës.

Të bëjnë detyrën e tyre qytetare duke votuar. Kushdo prej nesh që voton, voton dhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë. Prandaj thirrja jonë është votoni, votoni dhe vetëm votoni”, tha Muzhaqi.