Probleme të mëdha në sfond për Neymar, braziliani rrezikon gjobitjen me 1 mln dollarë

Sikur të mos mjaftonin problemet fizike, Neymar po përballet me vështirësi edhe jashtë fushave.

Ylli Brazilian i PSG rrezikon një gjobë prej më shumë se 1 milion dollarë, pasi krye shkelje mjedisore gjatë punimeve në një prej pronave të tij në Rio de Zhaneiros. Kjo për shkak se projekti në pronën e tij luksoze Aero Rural, në Mangaratibas, thuhet se po ndërtohej “pa autorizim mjedisor”.

Autoritetet, të alarmuara nga ankesat e postuara në rrjetet sociale, kanë zbuluar “disa krime mjedisore”, duke përfshirë devijimin e një rrjedhe ujore, nxjerrjen e paligjshme të ujit nga një lumë dhe nxjerrjen e ujit për të furnizuar një liqen artificial.

Ata zbuluan gjithashtu gërmime dhe lëvizje të paautorizuara të dheut, gurëve dhe shkëmbinjve pa leje mjedisore. Aktualisht punimet në këtë objekt janë ndërprerë, ndërsa familjarë të Neymar kanë këmbëngulur se nuk kanë kryer shkelje, madje babai i futbollistit, Neymar da Silva Santos shkoi në vendngjarje duke i ofenduar.